Connect with us

Sport

Babai i kapitenit Son të Tottenham, gjobitet për abuzim fizik dhe psikologjik ndaj të miturve…

KOREA E JUGUT – Babai i futbollistit koreanojugor, Son Heung-min, që luan për Tottenham Hotspur, është dënuar sot, të premten, për abuzim fizik dhe psikologjik ndaj lojtarëve të mitur në akademinë e tij të futbollit. Ai do të paguajë një gjobë dhe për të ndjekur një kurs, për të parandaluar këtë lloj sjelljeje.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Chuncheon, raportoi sot se konsideron që Son Woong-jung, babai i sulmuesit, dhe dy trajnerë të tjerë (njëri prej tyre Son Heung-yoon, vëllai i futbollistit) janë fajtorë për një kundërvajtje të abuzimit fizik dhe psikologjik të të miturve.Prokurorët nuk kanë dashur të bëjnë publike shumën e gjobës, sipas agjencisë Yonhap. Çështja filloi me një ankesë marsin e kaluar nga prindërit e një lojtari të mitur, të regjistruar në Son Academy, që ndodhet në Chuncheon (75 kilometra në lindje të Seulit).Prindërit raportuan se trajnerët e qendrës e goditën fëmijën me flamur nga këndi, si ndëshkim për mungesë të performancës fizike. Sipas versionit të djalit, babai i Son Heung-min gjithashtu e qortoi djalin verbalisht për gabimet e bëra gjatë stërvitjes.Gjatë hetimit, agjencia Yonhap publikoi video që tregonin trajnerët e akademisë, duke fyer dhe nënçmuar lojtarët e mitur gjatë një turneu në Japoni dhe gjithashtu një, e cila nuk u bë publike, në të cilën supozohet se shihet vetë babai i sulmuesit të Tottenhamit, duke shkelmuar një të nxënësve të tij.Akademia dhe babai i kapitenit të skuadrës së Koresë së Jugut folën për këtë çështje dhe kuptuan se gjuha e përdorur ishte e papërshtatshme, megjithëse mbronin trajnerët, duke u siguruar që ata ishin “nën presion” dhe “të frustruar” me lojën e treguar nga lojtarët e Koresë së Jugut gjatë turneut.

Advertisement