Connect with us

Kronike

Babai i Luis Meçes rrëfen përplasjen me prokuroren: Dikush po kërkon që të mos zbardhet vrasja e Martinit

Përplasje të ashpra ndodhën në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e të miturit, Martin Cani.

Gjatë seancës pati tensione, pasi babi i Luis Meçes i cili mbeti i plagosur nga ngjarja tragjike, debatoi me prokuroren Alma Felaj.

Në një prononcim për EuroNews Albania, babai i Luis Meçes tregoi detaje nga incidenti.

Sipas tij, prokurorja pretendonte se sherri mes të rinjve ishte i planifikuar dhe se viktima (Martin Cani) e shoku i tij, Luis Meçe, kishin komunikuar në celular ditën e diel për t’u organizuar për takimin e së hënës me autorin (Mario Përlleshaj).

Pasi prokurorja u shpreh se fillimet e para të ngjarjes fatale e kanë fillesën që në orët e vona të natës, teksa prindërit e fëmijëve flinin, babai i Meçes është irrituar.

Për rrjedhojë ai i është kundërpërgjigjur: Ke fjetur mbi dosje për 6 muaj.

Ndërsa në prononcimin e dhënë për mediat ai sqaron se gjatë dëshmive kishte shumë presion si dhe shtoi se ekzistonin disa arsye që tregonin se ka një bashkëpunim në mënyrë që të mos zbardhet ngjarja e plotë.

I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martin dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion.

Prokurorja po ushtronte presion që të nxirrte diçka më shumë nga fëmijët, sepse prokurorët i kanë telefonat dhe mund t’i kontrollojnë shumë për të parë nëse kanë folur apo jo. Por, prokurorja e bëri që ta nxirrte djalin nga vetja dhe të dilte keq në dëshmi.

Aty reagova dhe u thashë djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë. Ditën e diel ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua. Ishin disa arsye të tilla që mu dukën si bashkëpunim që nuk duan ta zbardhin çështjen. Fëmijët kanë dëshmuar, nuk kanë devijuar nga ajo që kanë thënë që nga fillimi. Prokuroria ta hetojë çështjen, t’i hapë kamerat e t’ishohë dhe t’i verifikojë’, tha babai i Luisit./ Euronews Albania

Advertisement