Connect with us

Kronike

“Babai i paralizuar, nëna e sëmurë”/ Historia e trishtë e Enea Themollarit, që u vra nga tritoli për motrat Nikolli

Tritoli në një pallat në Elbasan më 15 korrik, ku në shënjestër ishin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, i mori jetën aksidentalisht komshiut të tyre, Enea Themollari. 29-vjeçari ishte në reanimacion prej 3 muajsh, por ndërroi jetë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gazetarja Edlira Xherri se Enea ishte i vetmi që punonte në familjen e tij, kjo sepse babai i tij ishte i paralizuar, nëna dhe vëllai ishin të sëmurë gjithashtu.
“Aktualisht të gjithë fqinjët po përcjellin për në banesën e fundit 29-vjeçarin. Nga informacionet që kam siguruar është një humbje tejet e madhe për familjen. Një familje me tre persona të sëmurë, babai i paralizuar, nëna është e sëmurë dhe vëllai i Eneas ishte i sëmurë. Vetë Enea ishte i vetmi nga familjarët që punonte në këtë familje”, tha gazetarja.

Advertisement