Kronike
Babai me dy djemtë ruanin me armë parcelën me kanabis në malin e Tomorrit, arrestohen
Babai dhe dy djemtë janë arrestuar pasi janë kapur të armatosur teksa ruanin parcelën me kanabis në fshatin Tozhar të Poliçanit. Mësohet se në pranga kanë rënë Aurel, Florian, Halil, Dyrmishi dhe Gëzim Vzhari. Gjithashtu, arrestohet në Durrës pronari i sipërfaqes së tokës ku ishin kultivuar bimët narkotike.
Njoftimi i policise
Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar dhe të DVP Berat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer me Prokurorinë e Beratit, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Tozhar, Poliçan, nga disa shtetas, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor anticannabis, në nivel qarku, të koduar “Tomorri”.
Në kuadër të kësaj faze u arrestuan shtetasit H. D., 58 vjeç, F. D., 32 vjeç dhe A. D., 29 vjeç (babai dhe 2 djemtë). 32-vjeçari u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, 125 bimë cannabis sativa të cilat u asgjësuan nga Policia, nëpërmjet djegies. Nga kontrollet, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan 3 armë gjahu që posedoheshin pa leje, me qëllim ruajtjen e sipërfaqes me bimë narkotike.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap dhe u arrestua shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.