Shkrime
Babale 2/ Pse Gazment Bardhi po i bën bisht kallëzimit në SPAK, për Olsi Ramën
Nga Adriatik Doçi
Gaz Bardhi si shpjegim pse opozita humbet prej 10 vitesh çdo palë zgjedhje
Ka 10 vjet që opozita humbet çdo palë zgjedhje, saqë vitet e fundit ka nisur të zbehet edhe kureshtja për rezultatin.
Krerët e saj kanë pretendimet e tyre për shkaqet e serialit të humbjeve në 2013, 2015, 2017, 2019, 2021, 2023…
Albert Einstein, i konsideruar si njeriu më i mençur në botë, i atribuohet një shprehje e famshme: ‘Çmenduria: të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme’.
Pas çdo humbje të radhës, opozita shqiptare vijon të njëjtën strategji, të njëjtin raport problematik me të vërtetën dhe të njëjtën logjikë ‘barëngrënëse’.
Dhe shembulli më i fundit i kësaj marrëzie është Gazmend Bardhi, kryetar i grupit të PD (linja e Rithemelimit).
Bardhi tregoi edhe një targë makine (AA653DM), e përdorur sipas tij nga Olsi Rama, duke fshehur pronaren e makinës, që ishte motra e ish ministres së qeverisës Berisha, Majlinda Bregu.
Atyre që janë të stërvitur të dallojnë rrenat dhe gjymë të vërtetat nga e vërteta (gazetarë, analistë, prokurorë, ish prokurorë, avokatë etj.) në mendje u erdhi historia e Babales.
Ndoshta nuk është ndonjë kosto e madhe për Rithemelimin një tjetër Babale, një Joe Ëalsh, Dan Hutra etj., pasi për shkak të intensitetit dhe larmishmërisë, karagjozllëqe të tilla nuk zgjojnë më interes si Babale 1.
Por, Babalja e fundit, nëse mund t’a quajmë të tillë, është shoqëruar me një marifet të paprecedentë nga numri dy i një partie, në vitin e dhjetë të humbjeve radhazi.
Gjatë denoncimit të Olsi Ramës si njeriu që përputhej me burrin e ‘moshës 45 vjeç me flokë të shkurta’ të dosjes Xibraka, Gazment Bardhi theksoi se “sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij”.
Pra, kërkesë, jo kallëzim. Për shkak të një keqkuptimi dhe disa raportimeve se Bardhi kishte gënjyer për kallëzimin, mungesën e kallëzimit e konfirmoi edhe një herë sot vetë kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili sqaroi se “…E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës…”
Bardhi është korrekt. Nuk ka deklaruar se do të bëjë apo se ka bërë kallëzim.
Por, pikërisht këtu qëndron degradimi dhe depersonalizimi i opozitës, bjerrja e besimit dhe zvetënimi i seriozitetit.
Nëse Gazment Bardhi ishte i bindur se po denonconte një implikim me prova dhe jo një Babale 2, pse nuk bëri kallëzim në SPAK?
Bardhi është jurist dhe si tillë duhet t’a njohë nenin 300 të Kodit Penal, i cili parashikon që “Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.
Pra pse Gazment Bardhi i bishtnoi kallëzimit në SPAK?
Mos vallë ishte i vetëdijshëm se ‘denoncimi’ i tij i paralajmëruar ishte një babale 2 dhe duke firmosur një kallëzim penal mund të përfundonte i pandehur në SPAK për kallëzim të rremë?
Në SPAK dhe në GJKKO, jo në Gjykatën e Tiranës si Salianji, i cili ka 3 vjet që i jep ‘karota’ trupit gjykues që të mos marrin vendim dhe është gati t’i hyjë në pantallona Ulsi Manjës që t’a përfshijë te amnistia?
Bardhi është jurist dhe si tillë e di që SPAK vihet në lëvizje me kallëzim penal. Paraqiten faktet. Nëse janë reale, merret nën hetim i kallëzuari. Nëse janë të rreme, ndëshkohet kallëzuesi. Nëse faktet qëndrojnë, por nuk përbëjnë elemete penale, pushohet çështja.
Gazment Bardhi hedh një Babale dhe i kërkon SPAK-ut të hetojë.
Kush është SPAK-u, kamarieri te lokali para SHQUP-it apo pastruesja te Kodra e Diellit që merr komandë nga Bardhi?
Duket gati e pabesueshme që një forcë politike, në krizë besimi dhe pas 10 vitesh në opozitë, të prodhojë sharlatanizma të këtij lloji, të cilave Blendi Fevziu u kushton edhe emisione televizive