Connect with us

Lifestyle

”Baby Shark” mbi shtatë miliardë klikime

/ATSH-AFP/ – Kënga për fëmijë “Baby Shark” dhe melodia e saj janë kthyer në videon më të klikuar në YouTube, duke tejkaluar “Despacito” me më shumë se shtatë miliardë shikime.

E mërzitshme për prindërit nga mbarë bota, pjesëza shumë e përsëritur, e prodhuar në Korenë e Jugut ka dalë nga kuadri i thjeshtë fëminor për t’u kthyer në një fenomen viral botëror, me imazhe shumëngjyrëshe duke i shtuar dhe impaktin e një melodie tërheqëse dhe fjalëve.

“Baby Shark Dance”, versioni në anglisht i këngës, ka tejkaluar shtatë miliardë klikimet në YouTube duke lënë “Despacito”, këngën e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

Në thelb, kënga që u ngarkua në YouTube në qershor 2016 është një remiks i një kënge amerikane nga kompania e prodhimit Pinkfong me qendër në Seul.

Suksesi i saj në YouTube u pasua nga një triumf në top listat muzikore, me pistën që arriti vendin e 32-të në Billboard Hot 100 në Janar 2019.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *