Sport
Bajrami drejt Skocisë! Mesfushorin e do Glasgow Rangers, Gjasula i jep lamtumirën kombëtares

Nedim Bajrami pritet të jetë futbollisti më i ri i gjigantëve skocezë të Glasgow Rangers. Zbritja e Sasuolos në Serinë B ka ndryshuar planet e mesfushorit shqiptar, që ka pasur oferta edhe nga ekipe të tjera italiane, por edhe nga Gjermania.
Në karrierën e tij Bajrami ka luajtur me Sasuolon, Empolin dhe Grasshoper. Ai pritet që të jetë shqiptari i dytë që vesh fanellën e skuadrës skoceze gjatë viteve të fundit, ndërsa në të kaluarën pjesë e këtij klubi ka qenë Eros Grezda.
FSHF e falënderoi Gjasulën për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi dhe u kujtua të bënte një status mirënjohjeje edhe për Sokol Cikalleshin, sulmuesin që luajti 63 ndeshje dhe realizoi 13 gola, i cili dy muaj më parë gjithashtu njoftoi largimin nga kombëtarja.
Shqipëria më 7 shtator nis ndeshjet e Ligës së Kombeve duke sfiduar Ukrainën, ndërsa në grup janë edhe Çekia me Gjeorgjinë. Trajneri Silvinjo ka paralajmëruar ndryshime në ekip dhe në modulin e lojës.

