Connect with us

Aktualitet

Balkan Film Market, “Të lësh pas e të shohësh përpara”

Edicioni i katërt i “Balkan Film Market” do të mbahet në Tiranë më 12 deri më 15 nëntor.Për të parin vit, ky event do të zhvillohet si një ngjarje hibride, ku gjatë katër ditëve do të ndërthuren takimet liveme atovirtuale.

BFM është një ngjarje e rëndësishme,që mbledh së bashku profesionistë evropianë dhe nga Ballkani nga të gjitha segmentet e prodhimit dhe shpërndarjes audiovizive.

“Iniciativa disavjeçare e Balkan Film Market, që prej disa vitesh e shndërron Tiranën në një qendër të rëndësishme të industrisë së filmit ballkanik,nadetyronqë jo vetëm të mbajmë standardet e larta të vendosura tashmë, por edhe të eksplorojmë forma të reja të bashkëpunimit dhe të shpëndarjes për audiencën e gjerë ballkanike. Ndërtimi mbi arritjet ederitanishme dhe tejkalimi me sukses i sfidave të reja mbetetangazhim për çdo krijues.”- shprehet Andamion Murataj, drejtori i BFM-së.

Në një rajon ku ka ende shumë potencial të pashfrytëzuar, pasuri ngjarjesh dhe talente,“Balkan Film Market” prezanton një platformë efektive për të bashkëpunuar, krijuar dhe shkëmbyer produkte premtuese rajonale.

Këtë edicion, kemi nderin që fjalën e rastit në ceremoninë e hapjes ta mbajë zonja Élisabeth Barsacq, Ambasadore e Francës në Shqipëri.

Ndryshe nga edicionet paraardhëse, BFM 4 do të zhvillohet online dhe on-site dhe prezentë do të jenë producentë, regjisorë, skenaristë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Të ftuar do të jenë gjithashtu përfaqësues të kompanive të prodhimit dhe shpërndarjes aktive në Ballkanin Perëndimor, organizatorë dhe përfaqësues të festivaleve të filmit nga rajoni, përfaqësues nga institucionet kryesore publike dhe private të filmit dhe industrisë audiovizive nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e Evropës.

“Ambicia jonë është të ndërtojmë ura dhe mbajmë aktive një platformë që lehtëson shkëmbimet rajonale, zhvillon projekte dhe promovon risi të prodhimit dhe të shpërndarjes së produkteve audiovizuale.”-shprehet Rafaela Rica, BFM Managing Director.

“Balkan Film Market” mirëpret këdo të interesuar, për të ndërtuar raporte profesionale, që i kontribuojnë forcimit të prodhimeve lokale.

“Balkan Film Market”përfaqëson një mundësi për talentet premtuese rajonale,që sjellin këndvështrime të reja me projekte që e kanë të vështirë të gjejnë mbështetje diku tjetër, por që duhet të gjejnë rrugën për tek audienca e gjerë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *