Connect with us

Politike

Balla mbledhje me drejtuesit e Policisë, zbulohen detaje nga takimi, ministri i Brendshëm nuk “kursen” kritikat

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar së fundmi një mbledhje me drejtuesit e Policisë dhe shefat e komisariateve për Analizën Vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Raportohet se për drejtuesit dhe komisariatet e Policisë së Tiranës dhe atë të Rrugores në përgjithësi ka pasur një vlerësim pozitiv për punën e kryer gjatë vitit 2023.

Gjithashtu ministri nuk i ka kursyer as kritikat.

Balla ka dhënë kritikat për secilin dhe i ka lënë porosi që për vitin 2024 rezultatet të jenë edhe më të larta dhe se prioritet duhet të jetë arrestimi i personave që janë kërkim dhe se në këtë aspekt duhet të bëhet më shumë.

Advertisement