Connect with us

Politike

Balla nuk shkon në Komisionin Hetimor të TIMS/ Salianji: Thirreni të vijë, ose do dal ta kërkojë vetë

Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm Taulant Balla që të paraqitet përpara komisionit për të diskutuar në lidhje me kërkesën e tij që dëshmia t’i merret me dyer të mbyllura. Në seancën e sotme të komisionit, Balla ka refuzuar që të shkoj, pasi kërkesa e tij për të dëshmuar me dyer të mbyllura, është refuzuar. Salianji i ka bërë thirrje Ballës të shkojë, ndryshe do dal vetë ta kërkojkë se ku është fshehur.

“Të thirret ministri i Brendshëm në komision. Prokuroria që e ka me masë arresti Muçën jep lejen që të vijë të dëshmojë, ju e kërkoni me dyer të mbyllura. Rendi i ditës është i përcaktuar, nuk e përcaktoni ju. Shpallni në kërkim ministrin e brendshëm, aman mor mos na bëni për të qeshur. T’i lutemi si komision Edi Ramës t’u çojë një mesazh që të vijë në komision. Do dal do ta gjej vetë, dhe do them pse fshihesh o zotëri, do më ndiqni pas ta gjej? Mos më trembi, o gjeneral… Shpallim në kërkim Taulant Ballën. Ta gjejnë ku është fshehur. Çfarë t’i bëjmë ne kësaj… pasi të vij dhe të marr fjalën atëherë do flasin. 

Futi një të kënduar se nuk punon ashtu mikrofoni. Shpallni në kërkim ministrin ose në zbatimit të rendit të ditës, ministri duhej të paraqitej në komision në orën 5. Balla po na ndjek live nga FB, ju lutem paraqituni këtu. Ju lutem paraqituni siç keni marrë njoftimin dhe jepni arsyetimin tuaj. Nëse ju kemi shqetësim hajde t’i diskutojmë. Ministri Brendshëm ka frikë të përballet me deputetet dhe ju prisni që policia të përballet me krimin. Imagjinoni të përballen me armë reale këta, ka vetëm një përgjigje që mund të qetësoje shpirtrat e trazuar, tha Salianji.

Advertisement