Politike
Balla: Të ndalohet Tik-Toku
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla në Komisionin per Integrimin Europian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok.
“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbaj në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu.
Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve europianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve europianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale. Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale.
Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmoj, më pas ndërgjegjësoj për forcimin çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe.
Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike, i bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. Të paktën tek pajisjet e zyrtare.
SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent.’ -tha Balla.