Connect with us

Politike

“Balla tha se do ju çoj në SPAK për kaosin në Kuvend”/ Bardhi: Nga qeveria pres çdo bllokim

Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve ditën e sotme pas mbledhje së grupit të PD-së në kryesinë e Kuvendit. Bardhi i pyetur se çfarë reagimi ka për deklaratën e djeshme të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, që tha se do të denoncojnë në SPAK aktet e ndodhura në Kuvend. Gazetarët i kujtuan Bardhit se Balla në deklaratën e tij, tha se për këtë vepër penale dënohesh 5 vite burg.

Edhe këto janë shenja ndaj një regjimi, tani ai po i bën shërbimin më të keq ndaj institucioneve të drejtësisë. Kam pritur nga drejtësia një reagim. Ai është vendosur atje për lidhjet krim mafia dhe pushtet. Nuk na intimidojnë dot.“-tha Bardhi.

Advertisement