Connect with us

Kosova

Ballafaqim i Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kundërshtimi i vendimit të BQK për dinarin

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE, do të mblidhen javën e ardhshme në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga zyra për media e Bashkimit Evropian.

Temë e diskutimit pritet të jetë mosmarrëveshja në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

“Lehtësuesi i BE-së planifikon të thërrasë një takim tjetër javën e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve për të diskutuar një zgjidhje të përkohshme të çështjeve të shkaktuara nga rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës, me kusht që palët të jenë të gatshme të angazhohen në bazë të ideve të paraqitura nga Lehtësues i BE-së”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

 

 

Bashkimi Evropian ka thënë se data e takimit do të bëhet e ditur pasi të konfirmohet pjesëmarrja në takim, ndërsa kryenegociatorët do të jenë Besnik Bislimin e Petar Petkoviç.

Advertisement