Politike
Balliu Junior: SOT do ta çlirojmë Tiranën
Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në 23 dhjetor, ora 17:00, qytetarët do të çlirojnë Tiranën.
Balliu thekson se sot të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.
“Sot në ora 17:00 të çlirojmë Tiranën nga Sinaloa dhe Ndrageta
Është koha e rikthimit të shtetit ligjor, është koha e ndërtimit të Shqipërisë për shqiptarët.
Sot të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.
Kundër varfërisë kundër dhe shfrytëzimit nga kjo qeveri babezie.
Fitorja është me ne”, shkruan Balliu.