Connect with us

Shkrime

Ballkani, fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Europës

Nga Marion Kraske, “Heinrich-Böll-Stiftung”

Për shumë vite, lojtarët perëndimorë kanë bërë gjithçka për të qetësuar lojtarët populistë-nacionalistë dhe ideologjitë e tyre shkatërruese: megjithatë metodat e tyre të dyshimta të zbutjes dhe ndërhyrjet e tyre jodemokratike kanë përfunduar duke forcuar vetë fuqitë që kërkonin të paraqisnin si një kërcënim për paqen.

Është hapur rruga për metoda të tjera të dhunës. Duke mbështetur pikërisht këto konflikte, Rusia ka qenë në gjendje të zgjerojë më tej ndikimin e saj – ky është fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Europës.

Pika e parë e konfliktit: Kosovë – Serbi

Aleksandar Vuçiç ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Miloseviç.

Midis viteve 1998-2000, Vuçiç ishte Ministër për Informacion. Ndërkohë gjatë luftës në Bosnje, ku njësitë serbe kryen krime lufte të panumërta dhe gjenocid ndaj 8300 myslimanëve në Srebrenicë, ai ngjalli qëllimisht islamofobinë.

Madje deri në vitin 2018 ai e nderonte si një “udhëheqës të madh serb” Slobodan Miloseviç, që doli para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë me akuza për krime lufte dhe gjenocid, por që vdiq gjatë gjykimit.

Ideja e krijimit të Serbisë së Madhe ishte një gur-themeli i politikës së Miloseviç. Në vitin 1991, ai u takua me presidentin e atëhershëm kroat, Franjo Tudjman. Të dy ranë dakord të ndanin midis tyre Bosnje Hercegovinën, me synimin krijimin e një Kroacie të Madhe dhe Serbie të Madhe.

Rezultati ishin krimet e tmerrshme të luftës. Por edhe sot, 28 vite pas përfundimit të luftës në Bosnje dhe 24 vite pas përfundimit të asaj në Kosovë, synimi i zgjerimit territorial vazhdon të luajë një rol qendror në politikën serbe.

“Srpski Svet” (bota serbe), është emri i konceptit të bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet të vetëm, pra një version i ri-menduar i imperializmit që promovonte dikur Miloseviç.

Lideri aktual në Beograd, i konsideron kufijtë aktualë si tërësisht të përkohshëm. Në këtë sfond, ai ka vite që luan një lojë ekspertësh të “maces me miun” me negociatorët perëndimorë, raporton abcnews.al.

Instrumentet kryesore në këtë lojë janë pakicat serbe në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Udhëheqja boshnjake vazhdimisht nxit konflikt në emër të tyre. Ndërsa Vuçiç ka refuzuar me vendosmëri të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Taktikat e viteve 1990: përshkallëzimi, de-përshkallëzimi

Në fundin e vitit të kaluar, nacionalistët serbë në veri të Kosovës ngritën barrikada ilegale. U sulmuan gazetarët dhe misionit i BE, EULEX. Beogradi kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë përtej kufirit.

Ky radikalizim i rrezikshëm që e zhyti Ballkanin në tmerret e viteve 1990, përbën në fakt një model të njohur: provoko, luaj me kartën etnike (minoriteti serb në Kosovë është në një “situatë të tmerrshme”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabic), kërcëno më pas ul gradualisht tensionet, derisa të vijmë tek provokimi i radhës.

Është problematike që lojtarët perëndimorë janë mësuar dhe po tolerojnë këtë model sjellje të Beogradit. Ai përmban të njëjtën narrativë që komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë Beogradit një ofertë. Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, SHBA-ja dhe BE-ja kanë tentuar kohët e fundit të arrijnë marrëveshje për krijimin e një Asociacioni të Komuniteteve Serbe në Kosovë, me objektivin e deklaruar “normalizimin e marrëdhënieve” midis 2 shteteve, raporton abcnews.al.

Por nga ana tjetër kritikët shohin tek krijimi i zonave të institucionalizuara serbe të ndikimit, rrezikun e një tjetër “Republika Srpska”, si ajo e dominuar nga serbët në Bosnje Hercegovinë. Nga ana tjetër në vend se të mbronte pandryshueshmërinë e kufijve në Europë si një parim që nuk mund të negociohet, Uashingtoni mbështeti disa kohë më parë idenë e një shkëmbimi territoresh si një mjet për një marrëveshje përfundimtare.

Vuçiç dhe Thaçi: të hapur për rishikim të kufijve

Ideja u konceptua nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe homologu i tij në Kosovë në atë kohë, Hashim Thaçi, që sot është në pritje të gjykimit në Hagë për akuzat për krime të dyshuara të luftës gjatë luftës në Kosovë.  Kjo ide u mbështet pas disa hezitimesh edhe nga BE, dhe konkretisht nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo nismë dështoi, jo vetëm për shkak të vetos së Gjermanisë që në atë kohë drejtohej nga kancelarja Angela Merkel por edhe sepse Thaçi shkoi në Hagë për t’u përballur me akuzat. Megjithatë, analistja nga Beogradi Izabela Kisic e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mendon se Vuçiç nuk i ka braktisur të gjitha shpresat për “ndarjen e Kosovës”.

Për të luajtur me kohën, Beogradi i është rikthyer politikës së provokimit të qëllimshëm, ndërsa pret një “situatë gjeopolitike më të favorshme”, siç është rikthimi në detyrë i Donald Trump. Ndërkohë Vuçiç ka mësuar se përshkallëzimi është një metodë që në fund të shpërblen, pasi të ofrohet gjithmonë diçka në këmbim, raporton abcnews.al.

SHBA: Marrëveshje etnocentrike dhe rënie e qeverisë

Edhe marrëveshja e fundit që u është propozuar palëve synon që të “qetësojë” Vuçiç, dhe se pas krijimit të bashkësisë së komunave serbe, Beogradi do të distancohet zyrtarisht nga Moska. Por politologu dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serëer, i Shkollës Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, është shprehur shumë kritik ndaj kësaj politike.

Ai argumenton se politika aktuale e SHBA-së për Ballkanin është “shumë e gabuar”. Sipas tij, Serbia po shkon drejt autoritarizmit dhe një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Por edhe Gjermania gjithashtu ka dështuar që t’i rezistojë si duhet frymës nacionaliste në rajon.

Gjermania: Përpjekjet e Merkel

Në vend të një strategjie koherente për Ballkanin, kancelarja Merkel e pranoi në mënyrë të njëanshme liderin autoritar serb, duke e cilësuar atë si një “spirancë”. Ajo u takua në Beograd me Vuçiç 16 herë në 9 vite. Dhe në fjalimin e saj të lamtumirës, Merkel e lavdëroi presidentin serb se ka “mbajtur gjithmonë premtimet e tij”.

Në fakt për vite me radhë, Vuçiç ka refuzuar të angazhohet qartazi ndaj politikës evropiane. Kur shpërtheu lufta ruse kundër Ukrainës, ai u fokusua tërësisht në marrëdhëniet e veçanta midis Serbisë dhe Rusisë. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksionet kundër Rusisë. Nuk është rastësi që në fillim të këtij viti grupimi paraushtarak rus Ëagner hapi një zyrë në Beograd.

Duke pasur parasysh tensionet në rritje në rajon, mund të thuhet se koncepti gjerman i diplomacisë lajkatare të “stabilitokracisë” ka dështuar. Berlini është përqendruar për një kohë shumë të gjatë në stabilitetin në politikën e brendshme dhe tek llogaridhëniet në politikën e jashtme.

Në këmbim të kësaj, autokratëve iu falën të metat e tyre në respektimin e shtetit të së drejtës. Tani, me luftën në Ukrainë, situata në Ballkan po përshkallëzohet gjithashtu: me skenarin e fundit të krizës në Kosovën e Veriut në fillim të këtij viti, Vuçiç tregoi se rajoni është shumë pranë përsëritjeve të përplasjeve të mëparshme, raporton abcnews.al.

Pika e dytë e konfliktit: Bosnje dhe Hercegovinë – Serbi – Kroaci

Edhe në Bosnje Hercegovinë, qeveria e Beogradit ka shfaqur hapur se aspiratat serbe për t’u bërë një fuqi e madhe janë një kërcënim për paqen. “Republika Srpska” (RS), pjesa e dominuar nga serbët e vendit, është produkt i politikës së spastrimit etnik nën Slobodan Milosevic.

Presidenti në detyrë i RS, Milorad Dodik, ka mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë në synimet e tij për të krijuar një shtet të shkëputur të pavarur nga Bosnja. Qeveria e RS-së po bën të pamundurën për të minuar autoritetin e qeverisë qendrore në Saravejë. Një sjellje problematike po vërehet edhe nga Kroacia.

Shteti anëtar i BE-së ka ndjekur një kurs de fakto të ri-tugjmanizimit në politikën e tij të jashtme. Zagrebi e ka përdorur sistematikisht pakicën kroate në Bosnje (rreth 15 për qind) për të ndërtuar ndikimin e vet në vend. Qëllimi është të krijojë njësinë e tretë federative në vend.

Për këto arsye, ekziston një nevojë urgjente e ndryshimit të kursit të angazhimit të Gjermanisë në Ballkan.

Tolerimi i ideve populiste çon në forcimin e separatistëve dhe politikave përçarëse, duke formuar një bosht të rrezikshëm destabilizimi me Rusinë, që nga ana tjetër, rrezikon interesat e sigurisë gjermane dhe evropiane. Sulmet aktuale ndaj shteteve multietnike të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi) duhet të rishqyrtohen në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Negociatorët e BE-së: marrëveshjet dhe politikat e errëta të “Aparteidit”

Pavarësisht kritikave brenda dhe jashtë vendit, SHBA dhe BE ishin të vendosura të zbatonin kërkesat me prirje populiste, në fillim të vitit 2022, negociatorët punuan me përfaqësuesit vendas pas dyerve të mbyllura.

Në vend që të promovojnë transparencën dhe të forcojnë institucionet boshnjake, përfaqësuesit perëndimorë kanë demonstruar se preferojnë marrëveshjet e fshehta që favorizojnë fuqitë nacionaliste në vend të proceseve të demokratizimit dhe krijimit të mundësive për pjesëmarrje pluraliste.

Aktivistja për të drejtat civile Azra Zornic, e cila refuzon kategorizimin sipas vijave etnike dhe ngriti një çështje përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) (si grua, ajo nuk lejohet të kandidojë për postin presidencial), akuzon SHBA-në dhe BE-në për promovimin e “politikës së aparteidit” në favor të Kroacisë. BE-ja, argumenton ajo, po dështon të “mbrojë vlerat e veta në Bosnje”

Në këndvështrimin e Kroacisë, dominimi jodemokratik i tre kombësive përbërëse (boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve) duhet të çimentohet në sistemin zgjedhor të Bosnjës, duke u kundërvënë vendimeve të gjykatës së Strasburgut në pesë raste të veçanta.

Ministri i Jashtëm kroat Grlic Radman e bëri të qartë në një intervistë me mediat lokale në verën e vitit 2021 se vendi i tij nuk do të mbështeste një riorganizim civil të Bosnjës.

Kjo vendosi hapur një vend anëtar të BE-së kundër parimeve themelore të demokracisë në një vend fqinj, në prani të negociatorëve perëndimorë. Në funksion të proceseve të përshkruara, ekziston një nevojë urgjente për një ndryshim të kursit të angazhimit gjerman në Ballkan.

Zbutja e ideve populiste çon në forcimin e separatistëve dhe politikave të ndarjes, duke formuar një bosht të rrezikshëm destabilizimi me Rusinë, i cili, nga ana tjetër, rrezikon interesat e sigurisë gjermane dhe europiane. Sulmet aktuale ndaj shteteve multietnike të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi) duhet të rishqyrtohen në kontekstin e luftës në Ukrainë, raporton abcnews.al.

Këtu, duhet të ketë kufij të qartë në lidhje me skenarët e shkëputjes dhe marrëveshjet e paqes të fuqizuara nga Uashingtoni dhe Përfaqësuesja e Lartë, aktualisht në detyrë në Bosnje.

Gjermania mund të shpresojë vetëm për ndonjë kredibilitet në krizën ukrainase dhe të mbrojë parimin e lirisë kundër politikës së shkatërrimit të Kremlinit nëse dhe kur ndalon së hyri në kompromise me autorët e luftërave në Ballkan dhe pasardhësit e tyre.

Advertisement