Connect with us

Kosova

BALLKANI I THYER/ Trump, Rama dhe Vuçiç mund të përcaktojnë fatin e Rajonit

Analisti Fatos Lubonja duke analizuar fitoren e Donald Trump në SHBA dhe pritshmerite e administrates se re amerikane ne lidhje me Europen dhe Ballkanin Perendimor, tha se Administrata Biden dhe Evropa kanë qenë më të sinkrinizuar në disa qëndrime në rajonin tone, por ai beson se me Trumpin do të ketë ndërhyrje, por në tjetër kahje nga ç’kanë qenë ose ç’janë synimet e Evropës së deritanishme.

“Parashikoj që Trumpi me natyrën e tij dhe politikat që ka bërë edhe më herët dhe paralajmëruar të bëjë, mund të mos përfillë disa “tabu”, që janë vendosur nga historia në Evropë për shkak të dy luftërave botërore. Një nga këto është pikërisht mosndryshimi i kufijve zgjidhja e konflikteve etnike nëpërmjet të tjera mjetesh, siç është Bashkimi Evropian. Trumpi mund të kërkojë zgjidhje që e thyejnë këtë tabu të rëndësishme për Evropën që përndryshe kërcënohet keqas nga shtetet etnike” – theksoi Lubonja

Sipas tij, projekti i ndryshimit të kufijve të Kosovës është projekt që nismën ndoshta e kishte edhe në Beograd, apo edhe në Tiranë, por jo te Donald Trumpi. Por u përdor pikërisht administrata e tij për ta realizuar.

“Ishin disa personazhe të njohur si Richard Grenell, që kanë edhe interesat e tyre ekonomike në Rajon, që e çuan projection deri në tryezën e Trumpit. Tani ky project ka gjasa te hidhet serish ne tavoline. Nuk e di në çfarë forme, dhe a do të ketë përballë një Evropë e cila eshte edhe më dobët nga cka qene ne Kohen e kancelares Merkel, për ta kundërshtuar? – theksoi Lubonja

“Ajo çfarë është akoma më e rrezikshme është se një nga karakteristikat e Trumpit është se ai I zgjidh problemet me liderë që i quan si partnerë dhe vendos me ta, pa përfillur instrumentet demokratike, debatin, referendumin etj.. Kështu që me një figurë si Vuçiqi në Serbi e me një figurë si Rama në Shqipëri, dhe Trumpin në anën tjetër me ndërmjetësues si Grenelli, mund të merren vendime pa përfillur fare vullnetetet e popujve që preken nga këto vendime” – potencoi analisti

Advertisement