Politike
Ballkani po zvarritet nga konflikti i kotë/ Rama flet sërish për konferencën
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një lajm të mirë progresin në lidhje me idenë për një konferencë të nivelit të lartë, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rajoni i Ballkanit nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt, që sipas tij, është i kotë dhe absurd.
Ai shkruan se autoritetet e Kosovës duhet të dëshmojnë me vepra se rajoni i përket Procesit të Berlinit dhe jo ëndrrave të Kremlinit.
Sipas kryeministrit, nuk mund të luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal.
Rama gjithashtu theksoi se propozimi I tij, ishte përkrahue së fundmi edhe nga
Një lajm i mirë progresi i idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti I Këshillit Europian, Charles Michel.