Connect with us

Kosova

Ballkani rikthehet në vitet 90’/ Toby Vogel tregon kushtin e Bashkimit Europian

Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, tha se “presioni tani për tani po bëhet mbi Kosovën, sepse mendohet që nëse zhbllokohet Asociacioni, pjesët e tjerat do të vazhdojnë”, duke sqaruar gjithahstu se në Bruksel ka ende një ndjenjë “që fillimisht Kosova të themelojë Asociacionin, dhe pastaj BE-ja të heqë sanksionet ndaj saj”.

Nderkohe situata në Ballkan sërish duket të jetë me një perspektivë të zymtë. Republika Srpska po tenton të shkeputet nga Bosnje Hercegovina, tensionet jane të rritura në Mal të Zi, ka probleme në pjesën veriore të Kosovës kurse Serbia nuk po gjen qetesin nga protestat per shkak te zgjedhjeve te manipuluara.

I pyetur nese Ballkani po rikthehet  në ditët e tij të vështira, Vogel theksoi:

“Nuk mendoj se po kthehemi në ditët e vështira të viteve 1990, por nuk ka dyshim se, duke folur në aspektin rajonal, këto janë mbase, ditët, javet dhe muajt me te veshtire, qëkur luftëra dhe konflikte te ndryshme janë ndalur ose duhej te ishin ndalur. Dhe, natyrisht kur i vendosim të gjitha këto gjëra së bashku, shohim realisht një faktor, një shtytës të destabilitetit dhe ajo është Serbia e Aleksandër Vuçiçit” – potencoi Vogel duke shtuar se

“Përderisa bashkësia ndërkombëtare është e përkushtuar që të vazhdojë presionin me Serbinë e Vuçicit, nuk shoh se situata do të përmirësohet. E njëjta edhe me dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili, nuk ka prodhuar asgjë realisht që nga e ashtuquajtura marrëveshje e Ohrit”

Duke u shprehur se Bashkimi Europian Kosovës i vuri sanksione për kryeneçësinë e saj, ai deklaroi se në ndërlidhje më zhvillimet në veri dhe rastin e Banjskës, Unioni e la të pandëshkuar Serbinë.

“Ky eshte, tashmë, një sinjal i fuqishëm se nuk po ecet mbarë. Dialogu vërtetë nuk ka shërbyer asgjë më shumë se një forum për zgjidhjen e konfliktit. Pra, ka një krizë shumë shpesh të riprodhuar, të projektuar nga Beogradi. Detyra e dialogut eshte të shtendosë krizën dhe jo ta konstatoje ate. Ky ishte qëllimi i dialogut. Tani, nëse thoni se është shumë vështirë të arrihet, që kërkon disa hapa të ndërmjetmë, atëherë po pranoni se një numër vitesh, kanë prodhuar shumë pak, jo asgjë, por shumë pak” – theksoi Vogel.

 

Advertisement