Politike
Ballkoni i fundit anti-amerikan, Haklaj në studio: Rithemelimi nuk ka kauzë, i servilosen Berishës
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj foli për zhvillimet e fundit nga kampi opozitar. Haklaj u ndal edhe tek letra e deputetit Agron Gjekmarkaj drejtuar Gjykatës së Apelit, për të cilën Haklaj thotë se është presion i hapur.
‘I ka bërë presion gjykatës sepse jemi ne shumica dhe na takon ne. Gjykata ka hedhur shortin dhe vlerëson një dosje dhe do japin shpjegime shteruese. Kemi gjykim të thelluar dhe tashmë PD është pranuar palë. I gjithi dokumentacion u vulos nga dega 3 e PD-së në Tiranë. Gjekmarkaj është keqpërdorur dhe tani zgjidhet tek Rithemelimi, që është zgjedhje nul. Përpiqen të imponohen se janë shumicë dhe i bëjnë presion. E provuan shumicën në Dibër. Ishin në një kohë edhe Rithemelimi edhe PD-ja. Ata ishin të ngujuar diku në një restorant dhe PD-ja ishte në pallatin e Kulturës. Gjekmarkaj, Tabaku e të tjerë shkuan në Amerika bënë nga një foto dhe mashtrojnë demokratët se jemi shumica. Edhe loja e Bardhit se sulmoi Olsi Ramën, është një lojë e ndërsjelltë.’
Sipas Haklaj, komisioni i dialogut në parlament mes PS dhe Rithemelimit është një marrëveshje për të kapur reformën zgjedhore dhe për të mos pranuar listat e hapura.
‘Komisioni i dialogut është një marrëveshje nuk është komision. PD ka depozituar në parlament draftin. PD ka kërkuar zbatimin e nenit të dytë të kushtetutës. PD kërkon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, heqja e herësit, votimi i emigrantëve. Ky është problemi që kanë me Lulzim Bashën. Janë edhe 10 parti të tjera që këkrojnë ti bashkohen Harkut Euro-Atlantik të PD. Zoti Basha dje dha lajmin e madh të Kosovës por edhe për Ukrainën.’
Haklaj vijon më tej duke thënë se Rithemelimi nuk ka asnjë program, asnjë doktrinë ndryshe nga PD-ja zyrtare.
‘Berisha duke shpresuar se do kthehet në pelegrinazh, dështoi pastaj shpresoi se do bënte miting madhështor dhe këtu dështoi. Rithemelimi nuk ka kauzë, program , projekt. Kemi doktrinë ekonomike, politike, doktrinë kombëtare. Kemi platformë të gjerë të konsultuar me ekspertët më të mirë. Ata thonë se jemi shumicë, janë 40 deputetë që vazhdojnë shpresojë se kryetari do zgjedh deputetin kush i serviloset më shumë Berishës. Duan lista të mbyllura, duan kryetarokracinë. Janë gjithë këto drejtorë dhe zyrtarë nën akuzë nga SPAK. Berisha pati deklaruar se do ulet sërish me Ramën për ndryshimin e Kushtetutës. Janë dekriptuar skenarët e tyre. Melodramës i erdhi fundi. Kush i futi flakadanët në parlament, kush i futi bilbilat? Pasi ka pranuar, thuaji publikut se nuk ka asnjë argument.’
Sa i përket çështjes së non-gratas së Berishës, Haklaj thotë se gjyqi në Angli që ka hapur Berisha përdoret si argument dhe presion ndaj gjykatës këtu.
‘Gjyqi në Angli është argument. Për ti bërë presion Gjykatës së Apelit SPAK-ut. Ka prenotuar një nga kompanitë më të mëdha në Britani, një nga më të shtrenjtat. Halli është vula. Aleanca e Kullave, aleanca e çatisë. Është frymëmarrja për zotin Rama. Qëllimi i tyre ka qenë thjesht Komisioni i Reformës Zgjedhore. Sa është shumica? A po i sheh takimet? Nuk janë shumicë 40 deputetë. Pse nuk bëjnë miting madhështor tek rrugica e Madalenës. Është ballkoni i fundit anti-amerikan. Është e pafalshme.’
Azgan Haklaj deklaroi edhe se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën.
Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision për koncesionet që lidhen me Spitalin Amerikan, për këtë arsye. Sipas tij, emri i kompanisë përdoret thjesht për të mashtruar publikun.
‘Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën. Mbajtën check up dhe sterilizimin, ça hetimi do ti bëjnë, ato janë në gjyq. Janë mashtrime.
Emrat i ka përdorur për të mashtruar publikun. SPAK t’i shkojë deri në fund drejtësisë.’