Politike
‘Balluku është lëshuar’, Abilekaj: SPAK nuk po prek Ramën, por po luan lojën e tij
Sipas Abilekajt, skema që del nga dosjet e SPAK-ut tregon një qeverisje që ka eliminuar konkurrencën, ka prodhuar tendera me fitues të paracaktuar dhe ka krijuar një makineri të tërë biznesmenësh e zyrtarësh të lidhur me interesat e rilindjes me Ballukun si “numrin dy” të kësaj strukture.
Ai theksoi se veprimet ndaj ish-zëvendëskryeministres nuk rrjedhin nga pavarësia e SPAK-ut, pasi Rama as po e mbron dhe as po përdor mekanizmat e tij të plotë politikë e mediatikë për të ndërhyrë një sinjal, sipas tij, se Balluku është tashmë e “lëshuar” nga kryeministri. Abilekaj vuri në dukje se qëndrimet e mediave të afërta me qeverinë, që kanë sulmuar SPAK-un në rastin Veliaj por e kanë mbështetur në rastin Balluku, tregojnë qartë selektivitetin dhe kontrollin e narrativës.
Abilekaj ngriti pyetjen thelbësore: a kemi të bëjmë me një SPAK që po prek për herë të parë rrethin e ngushtë të Ramës, apo me një proces të lejuar, të kontrolluar dhe të përdorur nga vetë kryeministri për të menaxhuar krizën e tij të brendshme politike?
Pjesë nga deklarata:
Unë mendoj që skema që ne kemi parë në dy dosjet e SPAK-ut është skema e drejtimit të një qeverisjeje e cila ka vrarë konkurrencën në një vend dhe ka emëruar të gjithë biznesmenët, politikanët, në bazë të një sistemi që ka qenë ndërtuar nga Rama dhe pastaj vazhdon me Belinda Ballukun dhe me ministra të tjerë. Ne shikojmë aty se si për çdo tender ka një fitues të paracaktuar dhe kjo bëhet me një vendim qeverie të pashpallur, dhe pastaj këta fituesit janë të detyruar të bëhen pjesë e një granazhi të qeverisjes, të jenë pjesë e ushtrisë elektorale, sponsorët e partisë e të tjerë e të tjerë. Pra një ka një tjetër, po një tjetër ka një tjetër. Kjo skemë na tregon se ku buron pushteti i Edi Ramës, gjithë pushteti i rilindjes. Dhe sigurisht pastaj edhe i numrit dy, që është Belinda Balluku.
Këtu jemi, kjo është e sigurt. Pastaj, nëse është Rama duke e mbrojtur Belinda Ballukun apo jo, kjo është një temë tjetër. Sepse unë do të thosha që, në qoftë se Rama do e mbronte Belinda Ballukun, mund të detyronte edhe Top Channel-in, për shembull, që të mos e sulmonte, apo jo? E ka në dorë Rama ta bëjë këtë gjë? Dhe media të tjera.
Po ja ka bërë karshillëk SPAK-ut në rastin e Veliajt. Ja ka bërë karshillëk hapur SPAK-ut në rastin e Veliajt, hapur. Në rastin e Veliajt e ka bërë hapur. Dhe sa herë bëhet rasti i Veliajt, ti shikon Top Channel-in kundër SPAK-ut. Sa herë është rasti i Belinda Ballukut, Top Channel-i është pro SPAK-ut. Këtu është çështja. Topi kishte dy javë që i binte Belindës dhe vazhdon t’i bjerë. Kaq. Edhe nuk i linte hapësirë kurrë Gaz Bardhit, gjëja e parë.
Ne po flasim për qëndrime të qarta që duken të qarta. Unë them qëndrimi kundër Belinda Ballukut. Në qoftë se një media tjetër e bënte një lajm ndryshe, këta e bënin ndryshe duke e përmendur, duke e evidentuar Ballukun. Pra, mendoj që kjo pavarësi e SPAK-ut, kjo trimëri e SPAK-ut e të tjerë e të tjerë, nuk është kundër Edi Ramës, pavarësisht se ka shkuar afër, pranë paradhomës së Edi Ramës. Mendoj që është po aq e kontrolluar nga Rama, ndoshta për të kontrolluar gjendjen. Dhe mendoj që është po aq e lejuar, të paktën nga Rama, përderisa Rama sot nuk po i përdor të gjithë mekanizmat e tij në mbrojtje të Belinda Ballukut, por përdor vetëm ato mekanizma për të cilët është i detyruar t’i përdorë. Siç është rasti i padisë në Gjykatën Kushtetuese. Ai është i detyruar t’i përdorë, siç bëri me Veliajn për shembull, që përdori gjithë mekanizmat që ishte i detyruar t’i përdorte, i detyruar. Bëri një miting në shesh, bëri një fjalim në grup, bëri mekanizma politikë. Çfarë do bënte, se arrestimin nuk e shmangte dot ai ligjërisht. Ajo është hap tjetër ajo. Unë them: ajo është hap tjetër. Ne flasim për hapat fillestarë.
Hapat fillestarë edhe me Saimir Tahirin hapat fillestarë ishin mbrojtje. Ai e mbrojti Saimirin, e mbrojti, pastaj filloi të thoshte “një dru i shtrembër”, pastaj të thoshte “një krim që është turp”. Po në fillim e mbrojti ama. Në fillim i mbron të gjithë. Po pra, këtu jemi, ne jemi tani në fazën e mbrojtjes. Po vendimi do zbatohet, s’ka. Dhe ai vazhdon, po pra, dhe ai po bën, po lan duart, me një fjalë, duke bërë ato procedurat e veta në Kushtetuese e të tjerë, ndërkohë që çështje të tjera po dalin. Praktikisht, nuk e çon, nuk e mban detyrën me zëvendëskryeministër. Po keni parë edhe në njoftimin që i çoi gjykatës, thotë që po pengohet integrimi e kështu me radhë.
Më e rëndësishmja është kjo: pra, a ka një marrëdhënie, a ka një fuqi Belinda Balluku mbi Ramën? A është Rama brenda apo jo? Apo e ka lëshuar dhe kjo s’e ka kuptuar? Ose Rama e ka lëshuar, apo është SPAK-u i cili papritur është SPAK-u i pavarur? Ne kemi një prokuror të pavarur brenda SPAK-ut që po bën një histori, një lajm, një ngjarje po zhvillon një procedurë historike, një procedim penal historik. Sepse është hera e parë që një zëvendëskryeministër në detyrë në Shqipëri është proceduar penalisht.