Politike
‘Balluku = Korrupsion’/ Bardhi denoncim në SPAK: Kam dërguar 11.3 kg prova

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar se ka dorëzuar në SPAK 11.3 kg prova që, sipas tij, faktojnë korrupsionin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në një postim në Facebook, Bardhi ka paralajmëruar se do të dorëzojë edhe më shumë materiale ditët në vijim.
Ai gjithashtu ka njoftuar një konferencë për shtyp të premten në orën 11:30, ku pritet të japë më shumë detaje mbi akuzat e tij.
“P.S. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat!”, ka ironizuar Bardhi në fund të postimit të tij.

