Politike
Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.
Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.
“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.
Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.
Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.
Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.
“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

