Connect with us

Politike

Balluku sfidon drejtësinë, Apeli vendos për fatin e ministres/ Gjykata tërhiqet për vendim

Po mbahet sot seanca në Apelin e Posaçëm, pasi Belinda Balluku i është drejtuar për të hequr masat e vendosura nga GJKKO ndaj saj.

Në seancë, Balluku nuk ka marrë pjesë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e zv.kryeministres.

Belinda Balluku ka ankimuar në Apel masën e sigurimit ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas më shumë se një ore seancë, Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi për vendimin.

Advertisement