Politike
Balluku: Unë nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin!
Ish-zv/kryeministrja dhe ish-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera ka deklaruar këtë të premte se nuk ka lidhje me korrupsionin.
Në një konferencë për mediat, teksa i dorëzon detyrën Enea Karakaçit, si Ministës i Energjisë dhe Infrastrukturës, Balluku ka deklaruar se kjo e fundit nuk e ka penguar kurrë drejtësinë dhe se nuk ka lidhje me afera korruptive.
“Unë nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin. Hetimi të vijojë unë nuk e kam penguar kurrë. Unë nuk do të përmend kurrë prokurorë dhe gjyqtarë”,- ka deklaruar Balluku ndër të tjera.
Megjithatë ndryshe nga sa shprehet e besuara e Ramës, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj saj për shkelje të barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë dhe disa lote të Unazës së Madhe. Po ashtu SPAK ka kërkuar arrestimin e saj pasi ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët.