Connect with us

Politike

Bamir Topi: Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë si vetja

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për situatën në Partinë Demokratike teksa luftën për vulën dhe siglën e cilëson si mjerim politik. Në një intervistë për ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga dhe analistin Lorenc Vangjeli, Bamir Topi u shpreh se Sali Berisha ka klonuar edhe 100 të tjerë të rinj si vetja që artikulojnë njësoj si ai, ndaj mungon shpresa për qytetarët.

“E lexoj shumë mirë vendimin e Apelit. Në prill 2008 i kam thënë Sali Berishës: Së pari këto ndryshime që po bëhen po prishin disa gjëra dhe një ndjesi timen, sot je në pushtet, nesër po erdhi ai që ti e ke gatuar, nuk zbret më nga pushteti. Koha e konfirmoi. E them këtë sepse e gjithë kjo situatë është historia e një kurthi që në planin politik është organizuar me mjeshtëri ndër vite nga Rama. Ka inteligjencë të nevojshme për procesin e nuhatjes me funksion pastrimin. Berisha punon brenda oborrit të vet.

Historia e marrëdhënies me Ramën është e qartë, në vite Rama ka punuar për ta kthyer Berishën në qesharak dhe e ka realizuar.  S’mund të lihet fati i një partie politike 2 ditë para regjistrimit. PD me siglën PD ku edhe unë kam pjesën e aksioneve duhet të ishte arshivuar. Një gjë që amortizohet deri në këtë pikë shkakto dhimbje. Pse luftojnë për vulën? Se janë njerëz të diskredituar. Një njeri me personalitet del edhe pa siglën.

Në emër të asaj sigle ke spastruar njerëz pa fund. Unë nuk e kam për individin por për të tjerët. Ky individ (Berisha) nuk ndejti për të mbyllur ciklin e tij, ka klonuar edhe 100 të tjerë. Sheh sot njerëz në moshë të re që kanë mbaruar universitete që varfërojnë fjalorin e tyre dhe e sinkronizojnë me fjalorin empirik të Sali Berishës, atëherë ku është shpresa? Vula dhe sigla konsiderohet mjerimi politik, pjesa malinje që e shfrytëzon dhe mungesa e shpresës për qytetarët”, tha Topi.

Advertisement