Politike
Bamir Topi: Paralajmërimi që i bëra Berishës në 2008
Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi në një intervistë foli rreth situatës politike në vend, pas zgjedhjeve të 14 majit, ku opozita humbi.
Sipas Topit, kur një formacion politik futet në betejë i përçarë, probabiliteti për të humbur është i lartë.
Bamir Topi tha se nuk është komoditeti për të thënë se u vodhën votat. Ndërsa renditi disa nga faktorët e humbjes tha se nuk e shikon Ilir Metën si faktor negativ.
Po ashtu Topi tha se në vitin 2008 kur u bë edhe drafti për ndryshimet kushtetuese i ka thënë Berishës që mos futet në atë mision, pasi kur të “vijë Rama nuk do t’ja marrësh dot”.
Kjo është parashikuar nga shumë njerëz që merren me politikë, por askush nuk e kishte parashikuar një humbje kaq të thellë.
Pyetje: Është fakt dhe shifrat janë aty, një pjesë e demokratëve nuk dolën të votonin, nuk dolën sepse nuk donin një parti të përçare, nuk dolën se ishte Ilir Meta apo edhe vjedhja e votës?
Bamir Topi: Janë disa faktorë dhe do ta prezumoj të trajtuar që deformimi i votës ndodh prej shumë vitesh në Shqipëri. Mendoj se ka arsye akoma më të forta se kjo. Nuk besoj se e ka komoditetin një parti që të akuzojë partinë tjetër për blerje vote. Zoti Berisha i referohet momenteve ku mund të ngrejë një kauzë dhe alibi, ai nuk trajton ato të vetat. Unë me këtë eksperiencën të gjatë e di farë mirë se çfarë ndodh me votën në Shqipëri. Në 2013 është bërë masakër.
Duhet të heshtin dhe minimalisht të bëjnë një mea culpa dhe të arrijnë të shkojnë në sistem ku kontrolli i votës të mos bëhet nga partitë politike.
Një arsye tjetër është që duke qenë të zhgënjyer me lidhershipin e PD dhe gjendjen, pati një çorientim. Pjesa tjetër që është pak e konsiderueshme ka mjaftueshëm kulturën politike që të mbajë një qëndrim në lidhje me aleancën. Nuk e shikoj faktorin Meta tek ky lloj negativiteti si faktor dominant. Atë që konsideroj si dominant në terrenin e së djathtës është një zhgënjim i madh dhe mungesë shprese. Madje kam dëgjuar që thonë se ne e dimë që fitorja do shkojë në anën tjetër.
Pyetje: Mund të sjellë një fatalizëm?
Bamir Topi: Fatalizimi nuk vjen rastësisht. Unë e kam thënë dhe i referohem shumë asaj shprehje, të një filozofi “jam i shqetësuar sepse ende kam shpresë”. Nëse do të shihni se njerëzit kanë filluar të jenë jo të shqetësuar sepse e kanë humbur shpresën. Unë e kam paralajmëruar se çdo vijë. E ka thënë në një intervistë të 15 prillit 2008. Duke u bënë në dijeni për draftin e ndryshimeve kushtetuese, në atë kohë i kam thënë Berishës mos u fut në këtë mision sepse do vijë një moment që do ta shkatërrosh të djathtën dhe kur të vijë ai tjetri, kisha parasysh Ramën, nuk do kesh mundësi t‘ja marrësh më.
Unë nuk mund ta mohoj që në peshën specifike Berisha ka kontingjentin e vet jo të vogël, por ky kontigjent nuk bën masën fituese.
Një nga faktorët është momenti i statusit non grata të Berishës. Një moment tjetër është lidhja në një koalicion organik me Metën. Politika që ka ndjekur Rama me personazhe të caktuara në vite, në një trajtim shumë finok.