Connect with us

Kosova

Bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

Alicia Kearns, kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës

Ajo, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë Serbia po paguan grupet kriminale të serbëve në veri, si dhe i ka sugjeruar të gjithëve që të lexojnë një artikull të Nju York Times të publikuar ditë më parë lidhur me këtë çështje.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për të realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi” – ka shkruar Kearns.

Advertisement