Aktualitet
Bandat shqiptare në Angli kthejnë ‘TikTok’ në “agjenci punësimi”, reklamojnë paga deri në 100 mijë paund

Bandat shqiptare po përdorin platformën e “TikTok” për të reklamuar mundësi pune që sjellin të ardhura deri në 100,000 paund në vit, për personat që pranojnë të punojnë si tregtarë droge. Reklamat që kriminelët kanë postuar online përmbajne premtime të ndryshme si pagesa deri në 6 mijë paund në muaj dhe pa taksa për ata që janë të gatshëm të shpërndajnë lëndë të ndryshme narkotike si kokainë dhe kanabis. Rrjeti i organizuar të trafikut të drogës shtrihet në Glasgoë, Mbretëri e Bashkuar.
Sipas artikullit të medias britanike “The Sun”, një nga anëtarët e kësaj bande, 32-vjeçari Pajtim Oruci, i cili është arrestuar, pranoi se ai drejtonte një fermë kanabisi në Ëidnes. Mënyra për të reklamuar punët ilegale është edhe përdorimi i TikTok, që është kthyer një platformë e rëndësishme për bandat e drogës. Ata reklamojnë mundësi pune për transportimin e kokainës për 200 £ në ditë, duke ofruar shpërblime të mëdha për punëtorët që janë të gatshëm të angazhohen në aktivitete kriminale. Disa postime shfaqin mesazhe me temë Union Jack, duke theksuar shpërndarjen e drogës dhe mundësitë e punës për individë që mund të punojnë deri në 7 ditë në javë, duke ofruar makina dhe karburant falas.
Në një postim, përdoruesit shpesh përdorin emojin “flokë bore” për të simbolizuar kokainën, ndërsa edhe pemët e Krishtlindjeve dhe bimët në vazo janë pjesë e këtij kodi të fshehur, duke ndihmuar tregtarët të mbeten të kalojnë pa u spikatur nga autoritetet. Autoritetet britanike kanë paralajmëruar për përdorimin e gjuhës së koduar që kriminelët përdorin për të tërhequr individë të rinj dhe të pambrojtur në këtë rrjet të pasigurt.
Bandat shqiptare gjithashtu ofrojnë shpërblime deri në 30,000 £ për informacion që mund të ndihmojë në kapjen e rivalëve të tyre, duke përdorur TikTok për të rritur ndikimin e tyre dhe për të rekrutuar punëtorë të rinj. Një tjetër tendencë është se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar llogari të dedikuara në TikTok që përdorin kode të fshehta dhe referenca nga këngëtarët shqiptarë./

