Connect with us

Aktualitet

Banorët bllokojnë rrugën: Kamionët kalojnë çdo ditë, kemi frikë për fëmijët

Banorët e fshatit Borizanë në Fushë-Krujë bllokuan rrugën mëngjesin e sotëm, kjo në shenjë proteste për lëvizjen e kamionëve në rrugën pranë shkollës. Ata thonë se kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, rrezikon jetën e fëmijëve, ndërsa apelojnë nga autoritetet për gjetjen e një zgjidhje.

Kamionët kalojnë në këtë rrugë duke transportuar interte, dhe materiale të tjera nga guroret e zonës. Sipas banorëve, ky aktivitet është kthyer në shqetësim për ta, edhe për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme që kanë sjellë dëmtime në disa banesa.

“Unë e kam shtëpinë këtu afër, dhe detyrohem e çoj fëmijën me makinë se kam frikë nga trailerat”, ka thënë një banor i zonës.

“Kemi nipa e mbesa, prindërit kanë fëmijë. Vjen kamioni, jo një, por me qindra!”.

“Kamionat kanë ndërruar drejtim sot, se e kanë marrë vesh që do dalim për protestë, se këtu vijnë përditë në rrugë të shkollës. Absolutisht s’merr kërrkush masa”.

Advertisement