Aktualitet
Banorët e Bërxullës në protestë: Ky shtet punon për vete
Banorët e Bërxullës kanë vazhduar protestën ditën e sotme për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një nga banoret në protestë ka folur me neopozitëm, duke deklaruar se motra e Belinda Ballukut është emëruar si kryetare e Komisionit të Vetingut, falë ministres. Ajo tha se ky shtet punon për vetën.
“Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan tjetra vulos. Belinda shkruan, ajo i vulos atje te SPAK-u. Kanë ikur në drejtim të paditur të gjithë. Ky shtet punon për vete, i kanë bërë ligjet vetëm për veta”, deklaroi banorja.