Connect with us

Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë: Nuk largohemi për tekat e një grupi oligarkësh

Për të disatën fundjavë me radhë, edhe kjo e diel i gjeti banorët e Bërxullës në protestë për shpronësim të drejtë të pronës.

“Kanë ardhur përfaqësues të firmës Gener 2 dhe ofrojmë verën e banesave dhe projektin sipas kërkesave të banorëve por jemi në negociata. I gjithë ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta, unë mund të ngel pa shpi por nëse marr vlerën e pronës ndërtoj shtëpi. Pronat duhet të vlerësohen sipas cmimit të tregut, e thotë dhe ligji. Unë kam 5 breza këtu, ligji 7501 na ka penelizu.  

Rrugën do ta zhvillosh duke pasur dakordësi dhe marrëveshje,  nuk kanë bërë asnjë plan të detajuar për zhvendosjen e banorëve shohin interesat e veta por jo tonat ne i kemi thënë vlera e pronës është e para, jetën e kemi ndërtu me këto prona kemi 32 vjet, këtu kemi ndërtu jetën pse duhet të largohem për ti plotësu tekat e një individi apo grupi oligarkësh”, tha një nga banorët.

Advertisement