Connect with us

Aktualitet

Banorët e Hotit të Ri thirrje qeverisë: Nëse deri më 11 maj nuk rregulloni rrugën, bojkotojmë zgjedhjet

Banorët e lagjes ‘Besëlidhja’ në Hot të Ri në Shkodër kanë dalë në protestë për mungesën e ujit të pijshëm, amortizimin e rrugës dhe për problemet me energjine elektrike në zonën ku ata banojnë dhe jetojnë. Gjatë protestës, ata tregojnë se rruga e amotizuar nuk është investuar prej 30 vitesh. Ndaj edhe kanë vendosur kushte.

Për ta, nëse rruga nuk rikonstruktohet deri më 11 maj, atëherë ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Pjetër Golfiku: Kjo zonë është e papërkrahur, as me asfalt, as me ujësjellës. Janë dritat përtokë dhe ka rrezik që të mbesi ndonjë fëmijë në korrekt. Si mund të shkojë një fëmijë në shkollë? Ne kemi kërkuar dhe kemi qarë si fëmija, siç qan fëmija për ushqim. Por nuk kemi pasur një “prind” që të thotë ‘kush po qan?’. Ne i jemi drejtuar Bashkisë dhe kryeplakut në çdo kohë. Asnjë nuk shkon në qendër të votimit po nuk u mor me dokument që po fillon rruga. Ne 200 vota kemi. Ne nuk kemi punë me sistemin, por kushtet që i duhen zonës tonë. Është asfalti deri aty dhe e kanë bllokuar. Pse? Taksat i paguajmë, por edhe shteti duhet të investojë.

Një banor tjetër: Ne kemi 3 probleme. Puna e parë është uji i pijshëm. Është bërë një investim që në 2008. Deri më tani nuk ka asnjë pikë uji. Fshatarët kanë hapur pusa. Puna e dytë është energjia elektrike. Deri tek kryqëzimi i rrugës është punuar mirë, por deri në fund të rrugës është skandaloze. Kemi blerë shtylla private dhe janë edhe 1000 tela sepse janë rrezik për fëmijët e shkollës. Të gjithë e paguajmë energjinë elektrike. Kryesore mbetet rruga. Është skandaloze. Kërkojmë një asfalt. Këta banorë dhe unë nuk jemi për angazhime provizore, ne do marrim masa në qendra votimi. Nëse nuk ka zgjidhje nuk i drejtohemi kutive të votimit.

Sipas tyre, rruga përshkohet nga 1 mijë banorë çdo ditë, ndaj edhe protestojnë për kushte më të mira.

Advertisement