Aktualitet
Banorët i vënë flakën me qëllim bodrumit të pallatit në Sarandë, shkak asgjësimi i mbetjeve spitalore
Një bodrum pallati mbi spitalin e Sarandës është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Mësohet se ky zjarr është vënë me qëllim nga vetë banorët për të asgjësuar mbeturinat e spitalit.
Banorët nuk e kishin parashikuar se zjarri do të merrte përmasa të mëdha ku kishte gjasa që përveç bodrumit të përfshinte edhe hyrjen e pallatit. Zjarrëfiksja bëri të mundur shuarjen e zjarrit në kohë dhe normalizimin e situatës.