Connect with us

Aktualitet

Banori i revoltuar: Si Luizi, edhe ne do fitojmë të drejtat tona

Një prej banorëve të Bërxullës, i cili kundërshton projektin e aksit Thumanë-Kashar, deklaroi se nuk do t’i japin kollaj banesat e tyre. Përballë gazetarëve, ai tha se kanë punuar shumë vite për ato toka, që do jenë trashëgimi për fëmijët e tyre.

“Si Luizi në Big Brother, edhe ne do fitojmë të drejtat tona. Se kemi punuar për ato toka. Ngrihem në 5 të mëngjesit e punoj, sot kanë shkuar çmimet në qiell, a bëhet një shpi sot? Nuk shembet shtëpia sot me forcë, po vetëm me ligj. Nëse janë burra, të vijnë këtu. Unë dhe 15 vite jetë jam, kalamajt të mos i le me siklete”

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit ‘Thumanë-Kashar’, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën ‘Gener 2’ të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

Advertisement