Connect with us

Kosova

BARAZIM NE TAVOLINE/ Trump do vazhdojë përpjekjet për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës

Analisti politik Nijazi Halili tha se Trump do të vazhdojë përpjekjet për ta çuar topin përpara mes Beogradit dhe Prishtines.

Duke iu pergjigjur pyetjes nese mund të jetë shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë një zgjidhje e qëndrueshme, apo është një opsion i rrezikshëm që mund të shkaktojë tensione të mëtejshme në rajon, ai tha se si opsion edhe mund të qëndroj dhe se do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme për te dy palët, nëse konsiderojnë se fitues dalin te dy palët.

“Me ardhjen e Donald Trump, në krye të SHBA-s, ndikimi i tij do jetë i pa kontesteshem lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për tejkkaluar problemet e thella politike dhe ndërkombëtare që ekzistojnë mes dy vendeve. Presidenti i zgjedhur Trump do të vazhdojë përpjekjet gjatë mandatit të tij të parë për ta çuar topin përpara mes Serbisë dhe Kosovës, dhe është i interesuar vetëm për marrëveshje që i sjellin fitore. Ai dëshiron të tregojë se mund të bëjë marrëveshje që e bëjnë botën më të sigurt. Fakti që Trump ka emëruar Richard Grenellin si të dërguar për misione të veçanta nënkupton që ai mund të përfshij sërish në fokus çështjen mes Kosovës dhe Serbisë” – theksoi Halili duke shtuar se ai beson se Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojë të luajë një rol konfrontues për shkak se zgjedhjet e 9 shkurtit janë afër, por edhe se pas tyre Kurti do te jete më konstruktiv nese del fitimtar.

Advertisement