Sport
Barcelona e pakënaqur me rezultatet e Xavit, identifikon pasuesin që e “turpëroi”
Mungesa e rezultateve pozitive po vihet re në ecurinë e Barcelonës, e cila u ndal sërish në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Rayo Vallecanos. Shkëputja e krijuar me kryesuesit e Gironas, ka bërë që drejtuesit e skuadrës katalunase mos të kenë më besim te trajneri Xavi, e ardhmja e të cilit është ende në dyshime pas perfomancave të luhatshme.
Ndërkohë, mediat gjermane kanë lëshuar dhe bombën, duke identifikuar dhe njeriun që mund të marrë timonin e kampionëve në fuqi të La Liga-s. Një njohje e vjetër, por me një histori disi të komplikuar, për shkak të së kaluarës së këtij emri i cili bëri që Barcelona të përjetonte humbjen më turpëruese në kompeticionin e madh Uefa Champions League. Bëhet fjalë për Hansi Flick, i cili mbahet mend për atë fitore 8-2 që i shkaktoi tërmet në radhët e skuadrës katalanase, por tashmë gjermani është i papunë, që prej shkarkimit nga Kombëtarja e Gjermanisë për të njëjtin shkak.
Sipas asaj që raporton gjermania “Sport.de”, drejtori sportiv, Deco, nuk e pëlqen aspak faktin e mungesës së autoritetit nga ana e Xavit dhe pikërisht kjo sjellje e butë e trajnerit në shumë raste ka bërë që ekipi të rrëshqasë dhe të humbë kreun e La Ligas në fare pak javë, madje duke përfunduar dhe të katërtit në tabelën e klasifikimit.
Bisedimet e para me Flick janë shtruar, por për të arritur deri te firmat e mundshme duhet ende gjëra që të ndodhin për të ardhur te firma.