Connect with us

Sport

Barcelona mbyll garën e titullit në La Liga

Në “El Clasico” numër 253 në histori triufon Barcelona. “Blugranat” triumfuan 2-1 në “Camp Nou” përballë rivalit historik, duke hipotekuar titullin kampion, pasi diferenca me “Los Blancos” shkon 12 pikë.

Një fitore me përmbysje e të besuarve të Xavi Hernandezit, që pësuan gol që në minutën e 10-të, pasi një devijimi fatkeq të Araujos.

Në fundin e pjesës së parë arrin të barzojë një veteran si Sergio Roberto, ndërsa në shtesë, kur të dyja skuarat po kërkonin me ngulm golin e fitores, Frank Kessie i dha goditjen përfundimtare Realit.

Ishte “El Clasico” numër 100 e fituar nga Barcelona, një më pak se Reali, ndërsa 52 të tjera kanë përfunduar pa fitues.

Advertisement