Connect with us

Sport

Barcelona zhgënjen, blerjet e reja nuk bëjnë punë

Barcelona ka zhgënjyer në shtëpi. Ekipi i Xavit nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Rayo Valleciano.

Në këtë ndeshje debutuan edhe blerjet e reja si Lewandowski, apo Raphina të cilët nuk rezultuan vendimiar për ekipin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Barcelona luan në transfertë ndaj Real Sociedad.

Sport

Napoli i ndal Interit serinë e fitoreve, skuadrat marrin nga një pikë në “San Siro”

Inter dhe Napoli kanë përfunduar në barazimin 1-1 në “San Siro”.

Sfida ishte intensive që nga fillimi i saj, me Interin që tentonte disa herë të shënonte ndaj miqve.

Goli i parë i sfidës erdhi vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, ku në minutën e 43’ ishte Darmian që i dha epërsinë Interit.

Në pjesën e dytë, zikaltërit ishin përsëri më kërkues, por nuk arrinin të gjenin hapësirat e duhura, me Napolin që ishte i vendosur mirë në mbrojtje. Të kaltërit tentuan shpesh të barazonin rezultatin, por Inter ishte i vendosur mirë në prapavijë duke ua bërë shumë të vështirë kundërshtarëve.

Goli i barazimit nga Napoli erdhi pranë fundit të ndeshjes, ku në minutën e 81’, një rrëmujë brenda zonës zikaltër gjeti me portën e boshatisur ish-mbrojtësin e kryesuesve, Juan Jesus, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Inter vazhdon të mbetet në vendin e parë me 76 pikë, 14 pikë më shumë se Milan i vendit të dytë, ndërsa Napoli renditet në vendin e shtatë me 45 pikë.

Continue Reading

Sport

Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e futbollit Korçar

Ndahet nga jeta legjenda shqiptare e futbollit Korçar Teodor Vaso. Vaso është ndarë nga jeta në moshën 83-vjecare.

Heroi i përfaqësueses shqiptare do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.

Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.

Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

 

Ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.

Continue Reading

Sport

Moment i vështirë te Fulham për Brojën, trajneri e lë jashtë planeve

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht kësaj, situata te Fulhami i ëshët komplikuar së tepërmi.

Trajneri marco Silva e ka dërguar sulmuesin shqiptar në tribunë në derbin ndaj Tottenhamit, teksa për median britanike ka deklaruar se bëhet fjalë për një vendim teknik, duke qenë se është rikthyer edhe sulmuesi tjetër Raul Jimenez.

“Është vetëm një vendim teknik, asgjë më shumë. Sulmuesi titullar është Muniz dhe kam një tjetër sulmues në stol, Jimenez. Ne kishim nevojë për një sulmues të dytë dhe vendosëm për të mbajtur Raul. Ishte një vendim vërtet i vështirë, nuk ka dyshime për të”, u shpreh trajneri i Fulham.

Natyrisht një lajm mjaft i keq për Brojën, që në fillim të shkurtit u transferua në huazim te Fulhami për të marrë më shumë minuta, por aventura në klubin tjetër londinez nuk po rezulton aspak sipas pritshmërive.

Fill pas transferimit të Brojës, sulmuesi rezervë i Fulhamit, Rodrigo Muniz shpërtheu me gola, asiste e lojë të bukur, duke mos lëshuar vendin e titullarit. Ndërkohë aktualisht është rikthyer edhe meksikani Raul Jimenez, sulmuesi 32-vjeçar që ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të rimarrë vendin e tij në 11-she.

Tashmë Brojës do t’i duhet të punojë shumë më tepër për të fituar hapësira te Fulham, pasi ka nevojë për minuta në mënyrë që të bindë trajnerin Sylvinho t’i japë një biletë për në Europianin e Gjermanisë.

Continue Reading

Sport

Europa League/ Milani shënon tripletë dhe shkon në çerekfinale

Europa League vijoi këtë të enjte me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas 90 minutave një biletë për më tej siguruan West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Në “Fortuna Arena” të Pragës, Milani mposhti 1-3 Slavian. Kuqezinjtë iu falën golave të Pulisic, Loftus-Cheek dhe Leaos, teksa në pjesën e parë vendasit mbetën me një futbollist më pak pas daljes me karton të kuq të Holes. Për Slavian goli i Jurasek në fundin e ndeshjes nuk mjaftoi. Milani fitonte 2-4 në ndeshjen e parë.

Në Londër, West Ham fitoi 5-0 kundër Freiburg, duke bërë të pavlerë fitoren 1-0 të gjermanëve në ndeshjen e parë. Paqueta, Bouen, Cressuell dhe dopieta e Kudus bëri që anglezët të kalojnë më tej. Bayer Leverkusen fitoi 3-2 me përmbysje kundër Qarabag, me Patrick Schick që u tregua heroi i gjermanëve duke shënuar dy gola në fund.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: West Ham, Marseille, Milan, Benfica, Atalanta, Roma, Liverpool, Leverkusen.

Europa League, faza 1/8:

E enjte, 14 mars 2024

Rangers 0-1 Benfica

Slavia e Pragës 1-3 Milan

Villarreal 3-0 Marseille

West Ham 5-0 Freiburg

Atalanta 2-1 Sporting

Bayer Leverkusen 3-2 Qarabag

Brighton 1-0 Roma

Liverpool 6-1 Sparta e Pragës

……………….

Conference League është në fazën e 1/8 dhe këtë të enjte u zhvilluan duelet e kthimit. Një biletë për më tej kanë siguruar Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille.

Në Selanik, PAOK fitoi 5-1 kundër Dinamo Zagreb, duke përmbysur kroatët që fituan 2-0 në ndeshjen e parë. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Arbër Hoxha, anësori shqiptar i sulmit që pëlqehet nga Sylvinho dhe që së fundmi u pajis me pasaportën shqiptare.

Në “Artemio Franchi” Fiorentina barazoi 1-1 me Maccabi Haifa, por falë fitores 4-3 në ndeshjen e parë kalon më tej. Në Stamboll, Fenerbahce iu fal fitores 0-3 të ndeshjes së parë dhe paçka humbjes 0-1 sot me Royale Union SG, kalon në çerekfinale.

Shorti për fazën çerekfinale hidhet të premte (15 mars) në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 14:00.

Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale: Fenerbahce, Fiorentina, PAOK, Plzen, Aston Villa, Brugge, Lille

Rezultatet:

 

Continue Reading

Sport

Champions League/ Atletico Madrid mposht Interin, Dortmund bën detyrën, skuadrat çerekfinaliste

Champions League është në ditën e fundit me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8-ave. Një biletë për në fazën çerekfinale e ka siguruar Dortmundi, që mposhti 2-0 PSV Eindhoven në Gjermani. Në Spanjë Atletico Madrid mposhti 2-1 Interin në 90 minuta, me ndeshjen që shkoi në shtesë pasi zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë.

Në “Iduna Park”, Dortmundi fitoi 2-0 me PSV-në. Sancho në minutën e tretë dhe Reus në 90+5 i dhanë verdhezinjve biletën mes tetë skuadrave më të mira të Evropës. Ndeshja e parë në Holandë ishte mbyllur 1-1.

Në “Metropolitano”, Atletico Madrid mundi 2-1 Interin në 90 minuta. Dueli shkon me shtesë pasi zikaltërit fituan 1-0 ndeshjen e parë. Dimarco zhbllokoi shifrat këtë të mërkurë për Interin në të 33 minutë, teksa Griezmann shënoi golin e ekuilibrit vetëm dy minuta më vonë. Barella dhe Thuram patën mundësi për Interin në 45 minutat e dyta, teksa ishte Depay i sapofutur që shënoi për madrilenët. Rezultati 2-1 e dërgon ndeshjen në shtesë.

Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, PSG, Barcelona, Arsenal, Dortmund

Shorti për të mësuar katër çiftet çerekfinaliste do hidhet të premte në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon.

Champions League, faza 1/8:

E martë, 12 mars 2024

Arsenal 1-0 Porto (0-1) Arsenali kaloi pas penalltive

Barcelona 3-1 Napoli (1-1)

E mërkurë, 13 mars 2024

Atletico Madrid 2-1 Inter (0-1) Ndeshja shkon me shtesë

Dortmund 2-0 PSV (1-1)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Continue Reading
Advertisement

TRENDING