Connect with us

Kronike

“Barçi e kërcënonte që të vazhdonin lidhjen”, çfarë tha para hetuesve shoqja e Joy Ayokos

Zhvillime të reja nga vrasja e Joy Ayoko, e cila humbi jetën para disa ditësh në një spital në Kenia. Pasi prokuroria vendosi të marrë në pyetje shoferin e kazinosë, Rodin Barçi, e radhës që vendoset para hetuesve është Emily Mutua, shoqja e Joyt, me të cilën punonin së bashku në kazino.

Mutua konsiderohet si një person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Në dëshminë e dytë të saj, ajo i ka qëndruar versionit të mëparshëm të ngjarjes. E reja nga Kenia është shprehur se në kohët e fundit shoferi Barçi e kishte shantazhuar në kohët e fundit për të vijuar lidhjen me njëri-tjetrin.

Emili ka theksuar edhe një herë se ka dyshime që në ngjarje të jetë i përfshirë Barçi dhe persona të tjerë, por pa folur me persona specifik. Pavarësisht kësaj dëshmie të së resë, hetuesit janë shprehur se kjo nuk i ndihmon hetuesit për të zbardhur tërësisht ngjarjen e rëndë dhe se fjalët e të resë konsiderohen jo të besueshme.

Joy Aoko u gjet e dhunuar barbarisht pranë banesës së tij në Tiranë dhe ndërroi jetë në Kenia, ku u transferua disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino.

Advertisement