Connect with us

Politike

Bardhi i ndryshoi vendin në Kuvend/ Basha: Natën ngrenë dolli për fundin e Berishës, ditën i servilosen

Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike pas pushimeve, ndërsa në një konferencë për shtyp komentoi seancën e parë të sesionit të ri parlamentar edhe pse mungoi. Një mesazh e kishte në veçanti për ish-bashkëpunëtorin e tij Gazment Bardhi, i cili e ‘dëboi’ në fund të sallës. Për Bashën kjo nuk tregon asgjë të re, përveçse betejën e Bardhit për karrige.

“Këtu ka rënë niveli i debatit politik, debat për karrige. Kjo është arsyeja madhore e divorcit, se ne këtë betejë se nisëm për karrige, por për ndryshim. Këtu s’ka asgjë të re dhe asgjë impresionuese, vazhdon sindroma e karrigeve, do përforcohet edhe më shumë sepse ata që sot i thonë sot PD, janë në dy grupe. Berisha me të tijët që e përdor si bunker për të mbrojtur veten e vet nga SPAK në Pazar me Ramën dhe grupi tjetër, janë një grup njerëz që për karrige e nisën dhe për karrige e vazhdojnë. Ditën i kapin komplekset e natës. Natën vërshon ëiski, ngrenë dolli për fundin biologjik dhe politik të Berishës dhe me mendjen e tyre e shohin veten në radhë për ‘suksesion’. Ditën bëjnë gjeste servilzimi për t’i demonstruar besnikëri në funksion të karriges, se duan karrigen tani, duan karrigen dhe më pas. Këta janë njerëzit që ngritën kartonët për të liruar të korruptuarit e Ramës. Është vazhdimi i mjerimit të tyre”, tha Basha.

Advertisement