Politike
‘Do hani kokat tuaja dhe ne do ngrohemi nga zjarri që keni ndezur’
Gazment Bardhi në Kuvend hodhi akuza ndaj mazhorancës se duan edhe ta vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë, ndërsa nga ana tjetër bëjnë sikur janë motra e vëllezër.
‘Spiropali: Ju bëni sikur lexoni zemrat
Bardhi: Zemra nuk lexoj por di çfarë thua ti dhe ajo privatisht. Janë gati të vrasin njëri tjetrin me vrasës me pagesë dhe dalin në foto si motër e vëlla. Shiko këtë luftën që po hanë kokat me njëri tjetrin. Do hani kokat me njëri tjetrin ne thjesht po ngrohemi se zjarri që keni ndezur për njëri tjetrin do e shijojmë. Një pjesë prej jush do e shijojnë në liri, një pjesë në burg. Ky është faji i babëzisë tuaj për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve.’