Politike
Bardhi nga Puka: Rama mori paratë e pensioneve dhe i çoi për “Portin e Durrësit”
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me demokratët e Pukës. Në fjalën e tij Gazment Bardhi artikuloi akuza ndaj qeverisë ndërsa e cilësoi korruptiv projektin e Portit të Durrësit.
“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar në Partinë Demokratike. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për tu përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD duhet medoemos të jetë në pushtet, por sepse PD është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje. Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve jo më pak se 300 euro. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Çfarë bëri Edi Rama. Në vend që të rrisnin pensionet i cuan tek Porti i Durrësit, në projektin për korruptiv të portit të Durrësit. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port që kemi dhe me lekët e shqiptarëve të bëjmë një të ri. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.