Connect with us

Politike

Bardhi nuk e përjashton rikthimin e Bashës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se nuk e përjashton rikthimin e Lulzim Bashës. Ai shtoi se e ka në personalitetin e tij që thotë gjithçka që mendon dhe njësoj ka vepruar edhe me Bashën.

“Në ka pasur një njeri që zoti Basha në Partinë Demokratike e ka pasur oponencë permanente për çdo veprim, vendim, qoftë edhe mesazh, pra ne debatonim edhe pse u tha kjo gjëja kështu dhe nuk u tha kështu.

I vetmi njeri që ka qenë oponent brenda Partisë Demokratike i Lulzim Bashës ka qenë Gazment Bardhi dhe kjo ka qenë falë raportit krejtësisht njerëzor që ne kemi pasur me njëri-tjetrin.

Prandaj e vlerësoj Lulzim Bashën. Kur nuk përjashtoj as ndonjë tjetër, nuk përjashtoj as Lulzim Bashën. Unë nuk jam në gjuhën përjashtuese,” – u shpreh Bardhi.

Advertisement