Politike
Bardhi: PD-ja po fuqizon Metën që solli në pushtet Ramën në vitin 2013
PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.
Bardhi u shpreh se kanë hyrë në betejë elektorale të pazakontë për të ruajtur identitetin e PD.
“Beteja elektorale e demokrateve në Lezhë do të jetë për Këshillin Bashkiak, por Pjerin Ndreu nuk mund të jetë më kryebashkiak i Lezhës”, tha Gazmend Bardhi, duke dhënë sinjale për mbështetje të kandidatit të opozitës Pashk Gjoni.
“Ne zgjodhëm të luftojmë vetëm për PD. Nëse dikush që përfaqëson opozitën në këto zgjedhje bën thirrje apo mbështet PD, pa diskutim që jemi opozitarë. Duam që Pjerin Ndreu të mos jetë më kryetar i bashkisë së Lezhës. Nuk mund kurrsesi të drejtojë bashkinë e Lezhës dhe të përfaqësojë qytetarët, në politikë reciprociteti të con përpara. Ne s’mund të japim e të mos marrim asgjë”, tha Bardhi.
Partia Demokratike nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, por do të garojë vetem për Këshillat Bashkiak në zgjedhjet vendore të 14-majit