Politike
‘Vidhen…’/ Bardhi: Qeveria financon vetëm bashkitë për projekte korrupsioni
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kundershtuar buxhetin e parashikuar për vitin 2025 në pushtetin vendor.
Në komisionin e ligjeve, Gazment Bardhi, tha se po diskriminohen bashkitë e vogla, ndërsa qeveria financon vetëm bashkitë për projekte korrupsioni si inceneratori Tiranës, i cili në letra pasi fizikisht nuk ekziston dhe kompaninë 5D.
“Një nga shqetësime ka të bëje me faktin se kanalet vaditëse në zonat bujqësore rurale nuk pastrohen. Një Bashki e vogël nuk e ka kapacitetin të financoi projekte të tilla. Është e pamundur që një Kryetar Bashkie të ndjek edhe problematikat në qendrën e qytetit apo në një fshat të thellë. Kjo qoftë për shkak të largësisë por edhe për çështjet të mungesës së financave. Nga ana tjetër shoh që shumë fonde që vijnë nga transferta të pa kushtëzuara përdoren për projekte që prokurojnë bashkitë. Rezulton dhe shembulli tipik është Bashkia e Tiranës. Merreshin fonde dhe i shpërndanin tek vetja e vet. Pra i vidhnin. Kjo ishte kompania 5D. Merreshin fondet vidheshin dhe punët nuk kryheshin. Bashkia Tiranë është symbol i këtij korrupsioni por nuk rezulton një skemë e izoluar. Është konstatuar në Tropojë, në Lezhë dhe në disa bashki të tjera. A e ka kryer qeveria një auditim për të parë se si abuzohet me këto para.
Incenerator në Tiranë nuk ka, në Fier nuk punon në Elbasan jo e jo. A do ishte më mirë të rishikoheshin këto kontrata. Pra po jepen para për një skemë korrupsioni. E dimë të gjithë pronarët e inceneratorëve janë në kërkim ndërkombëtarë”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi, foli edhe për Reformën Territoriale duke theksuar se ajo tashmë është faktuar si e dështuar.
“Po të ishte e suksesshme reforma, nuk do ta merrnit menaxhimin e ujësjellësve ju. Nuk do ja merrnit bashkive dhe t’ia jepnit Belinda Ballukut. Qëllimi është të delegosh sa më shumë shërbime njësive të qeverisjes vendore. Ju edhe një kompetencë që kishit dhe ja dërguat Belindës. Janë 8 mijë punonjës që paguhen, ndërkohë që sot nuk ka as 2.4 ore uji në ditë. Pra po jepni para por shërbime nuk ka. Vidhen.”, tha Bardhi.