Connect with us

Politike

Bardhi revokon përjashtimet e Bashës, kthen deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Berisha

Gazment Bardhi revokon përjashtimet e Lulzim Bashës duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën. Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Bardhi i cili mban dhe postin e nënkryetarit të demokratëve të Rithemelimit i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit mbi ndryshimin e përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”. Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit” shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024.

Lajmi  ne perditesim…

Advertisement