Connect with us

Politike

Bardhi, s’bëri kallëzim për Olsi Ramën/ Gjikondi zbardh prapaskenat: Bllof i shëmtuar!

Kreu i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka asnjë kallëzim nga Gazment Bardhi për dosjen Xibraka.

Juristja dhe analistja, Brizida Gjikondi, duke komentuar këtë deklaratë të Dumanit në një program televiziv e cilësoi një bllof të shëmtuar të Bardhit.

Sipas saj, është për të ardhur keq që Bardhi dhe opozita nuk po ndahen nga berishizmi.

“Kur e thotë vetë titullari i institucionit, nuk ka më nevojë për asnjë koment të Bardhit. Shija është e shëmtuar se politika shqiptare është mësuar që të sulmojë te familjarët, por të të bëjë edhe gjyqin, prokurorin, dhe shoë. Kemi parë edhe Bardhin gjoja sikur shkonte me dosje në SPAK dhe bënte deklarata, ndërkohë titullari më i lartë i këtij institucioni mohon që të ketë një kallëzim nga Bardhi për vëllain e kryeministrit.

Është e shëmtuar kjo lloj opozite mendon që të mos shkëputet nga berishizmi dhe të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë Berisha që gjithmonë është marrë me lincimin e familjeve. Si juriste them se sa herë duan të sulmojnë një personazh të caktuar, sidomos kryeministrin, përpiqen ta godasin te familjarët e tij.

Kjo e sotmja vërtetoi edhe njëherë se sa e shëmtuar është. Biles denoncimi gjoja pseudo-kallëzim u bë nga dokumentari i famshëm te Rai 3. Një nga pjesët fliste pikërisht për vëllain e kryeministrit. Do të bjerë edhe dokumentari i Rai 3, si hipokrizia e Bardhit që përpiqet të jetë gjoja agresiv dhe gjithmonë e shoqëron me procedim serioz por tregoi se ka bërë një bllof të shëmtuar.”, tha Gjikondi.

Advertisement