Connect with us

Politike

Bardhi thumbon Ramën në sy të Kurtit: Thikë pas shpine, vëllait s’ia themi kurrë këshillën në publik

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha nga mbledhja e dy Kuvendeve në Prishtinë, se fjalimi i Ramës ishte si një thikë shpine për Kosovën. Bardhi u shpreh se vëllai ia thotë vëllait në shtëpi këshillën dhe jo në lagje, referuar fjalimit të Ramës ku bëri thirrje për dialog që të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë. Bardhi u shpreh se Partia Demokratike kundërshton saksionet ndaj Kosovës, pasi po e paralizojnë.

“Nuk kam ndërmend të thyej traditën e shqiptarit, të kthej këtë mbledhje të sotme të dy kuvendeve tona në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja si janë marrëdhëniet mes dy vëllezërve, Kosovës dhe Shqipërisë po nuk e kthej në fushatë elektorale, apo të përdor Kosovën në fushatë elektorale. Nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk do e bëjmë kurrë. Ne shqiptarët kemi një traditë. Vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në lagje, vëllait këshillën ia themi në shtëpi, me zë të ulët që të mos e dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë është një thikë pas shpine për vëllanë tonë, Kosovën tonë të dashur.

Sot mblidhemi këtu si një moment për të reflektuar atë që kem i arritur. Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë një vizion ku të rinjtë tanë gjejnë mundësi brenda atdheut të tyre. Është detyra jonë e përbashkët. Për ta arritur këtë duhet të qëndrojmë bashkë. Qëndrojmë fuqishmit kundër masave dhe sanksioneve të Kosovës. Ato paralizojnë Kosovën për të qenë një shtet i barabartë”, u shpreh Bardhi.

Advertisement