Politike
Bardhi vepron qëllimisht që të jetë i paqartë, Berishën e njohu me vepra
Pas kthimit nga SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua protestës së Foltores jashtë Kuvendit disa ditë më parë dhe më pas, edhe mitingut poshtë ballkonit të shtëpisë së Sali Beridhës. Më herët atë ditë, Bardhi iu bashkua edhe Flamur Nokës në sulmin ndaj punonjësve të gardës në sallën e Kuvendit.
Analisti Artur Zheji, duke komentuar këtë lëvizje të Bardhit në studion e emisionit “Real Story”, theksoi:
“Ishte kryetari i grupit të mesit. Në të vërtet nuk i rezistoi dot, është një libër i famshëm ‘Thirrja e të parëve’. Është lancim i zotit Basha. Nga Escobar shkoi tek doktori. U duk sikur nga DASH, i cili ka nxjerrë non grata doktorin, ai pavarësisht vaksinimit sqarues që do të ketë marrë në department, kushtrimi e thirri tek thirja e palcës, e boshtit. Ky ishte manjetizmi i doktor Berishës.”
Analisti Skënder Minxhozi thotë se ai qëllimisht bën veprime që të jetë i pakuptueshëm. Sipas tij, Bardhi u mundua që të krijojë idenë se amerikanët nuk e shohin më si problem Berishën.