Connect with us

Politike

Bardhi vijon sulmet ndaj Ballukut: Zhvatëse e shqiptarëve dhe simbol i korrupsionit

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e cilëson zv.kryeministren Belinda Balluku si zhvatëse të shqiptarëve dhe simbolin e korrupsionit në Shqipëri.

Bardhi deklaron se Balluku përfaqëson një sistem të ngritur vetëm mbi pasurimin personal.

Në mesazhin e tij, demokrati është shprehur se PD ka vendosur të luftojë korrupsionin dhe t’i mbrojë qytetarët nga padretësitë.

“Mjaft Korrupsionit!

Bashkë me Edi Ramën, Belinda Balluku është kthyer në simbolin e korrupsionit në Shqipëri! Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier përfaqëson një sistem të ngritur vetëm për pasurimin personal.

Abuzimin me pushtetin e tregon çdo ditë në fushatë përmes arrogancës dhe mentalitetit dhunues të njerëzve në nevojë.

Partia Demokratike ka vendosmërinë për ta luftuar korrupsionin, për të mbrojtur qytetarët nga padrejtësitë, për të rritur pagat, pensionet për të shpëtuar vendin nga varfëria, ku e ka zhytur qeveria e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Koha për të vepruar është tani! Voto nr. për të bërë ndryshimin! Shpëto veten dhe Shqipërinë nga korrupsioni!”, shprehet Bardhi.

Advertisement